Superkupa është e Lazio-s, zhgënjen Juventus

Superkupa është e Lazio-s, zhgënjen Juventus

Lazio ka befasuar kampionët e Juventusit, duke triumfuar në Superkupën e Italisë. Një ndeshje e dominuar thuajse totalisht nga lacialët. Immobile ishte autor i dy golave për Lazion, ndaj një Juventusi inekzistent në fushën e lojës.

Edhe pse Lazio kishte shënuar dy herë, deri në minutën e 84, portieri Strakosha nuk ishte shqetësuar asnjëherë nga bardhezinjtë. Por në një goditje dënimi, i përhershmi Dybala shkurtoi diferencën. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Juventusi fiton një 11-metërsh dhe sërish argjentinasi mposht Strakoshën.

Megjithatë, ky takim nuk do të kishte shtesë prej 30 minutash, pasi Murgia shënoi golin e triumfit për Lazion, duke i siguruar bardhekaltërve trofeun e parë sezonal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy