Afera e inceneratorëve/ Xama: Mërtiri zgjodhi të mos fliste me emra, shkeljet në inceneratorin e Tiranës të dukshme (VIDEO)

Afera e inceneratorëve/ Xama: Mërtiri zgjodhi të mos fliste me emra, shkeljet në inceneratorin e Tiranës të dukshme (VIDEO)

Gazetarja Ola Xama në MCN Live ka komentuar lidhur me intervistën e bërë një ditë më parë në media të Mirel Mërtirit lidhur me projektin e inceneratorëve për të cilën u shpreh se mesazhi që ai zgjodhi të përcjellë ishte se nuk do të tregonte kush e ka ndihmuar dhe se nuk do të flasë me emra.

Ajo tha se në intervistën e Mërtirit kishte shumë pikëpyetje, ndërsa theksoi se Prokuroria e konsideron atë si pronar defacto. Sipas Xamës, inceneratori i Elbasanit ju dha një kompanie pa përvojë dhe pa kapacitet financiar.

Nga dje Mirel Mërtiri nuk denoncoi askënd, pra në kontekstin e fjalimit publik, një intervistë që jo vetëm përpiqet të shpjegojë për qytetarët që kanë kaq vjet që dëgjojnë një vjedhje për inceneratorët, Mërtiri përmes asaj që tha përcolli mesazhin që nuk do denoncoj asgjë. Mërtitri, Zoto dhe disa të tjerë që kanë përfitues të miliona eurove, është e dyshimtë se si kalojnë firmosje duke krijuara tregje menopol me tre inceneratorë, kur s’kemi asnjë të tillë fizikisht. Pra për mua mesazhi që ai dha dje kryesori ishte se nuk tregoj se kush e ka ndihmuar dhe se në çfarë konteksti do i shërbejë kjo Mërtirit do e tregojë puna e organeve të hetimit.

Më tej Xama shtoi se intervista e Mërtirit kishte shumë pikëpyetje dhe anë të paqarta, por megjithatë ai shpjegoi të vërtetën e tij lidhur me procedurën dhe përfitimet që ka pasur nga projekti i inceneratorëve.

Në dosjen e SPAK shpjegohet se ku kanë shkuar transaksionet e parave, si merreshin vendimet te kompania në Holandë dhe se ishin Mërtiri dhe Zoto përfituesit real dhe prokuroria i konsideron si pronar defacto dhe jo dejuro. Përsa kohë quhet defacto do të thotë se nuk je ligjërisht pronar. Nuk ka asnjë term ligjor për defacto por ka koncept dhe parim. Thotë se te inceneratori i Elbasanit ka bërë investim dhe ka dalë me humbje kur në fakt është gjetur se një pjesë e madhe e parave janë përfituar nga zyrtarë të lartë ku një prej tyre është duke vuajtur dënimin me burg që është Lefter Koka. Skema e ndjekur te inceneratorët është se ti mund të deklarosh shumë shpenzime por nënkontraktorët mund të përfitojnë. Mërtiri tha se nuk janë miratuar aq kollaj dhe linja e kreditimit, pra me kontratën e shtetit shkoi dhe mori para në shtet për të bërë inceneratorin e shtetit, por shteti prandaj po merr një kontratë koncensionare sepse s’ka para ta ndërtoj vetë, kanë marrë një kredi dhe  ajo kredi e marrë për inceneratorin e Elbasanit është ende e pashlyer dhe nesër apo pasnesër nëse ky objekt konfiskohet do bëhet për llogari të bankës. Pra inceneratori i Elbasanit iu dha një kompanie pa përvojë dhe kapacitete financiar, ndërkohë që për inceneratorët janë paguar shumë para.

Në vijim, Xama tha se Mërtiri zgjidhte ti përgjigjej se cilës pyetej ai donte, ndoshta ishte dhe taktikë e tij, por për të, ai donte ta trajtonte çështjen duke e bërë nul çështjen e ngritur nga SPAK për incensartorët.

Kjo atij mund ti shërbejë për të jetuar jashtë, për të hapur procedurat për azil politik, ose mund ti shërbejë te një pjesë e vazhdimësisë, do e tregojë koha se çfarë ai do të zgjedhë. Sa i përket trurit të inceneratorëve, ai do të dalë kur të dalë një i penduar dhe ai mund të jetë Mërtiri, Zoto, Ahmetaj ose Lefter Koka, persona të cilët deri më sot nga SPAK janë vërtetuar se kanë qenë grup që kanë punuar të jepen kontrata e incenearove dhe të merren paratë e taksapaguesve shqiptarë. Por ajo që është gjetur është se kanë qenë nënkontraktorët ata që kanë marrë paratë, ku kemi 36 mln euro të marra nga kompani të lidhura me Klodian Zoto, janë 4 mln euro të tjera që kanë shkuar në kompani fiktive. Ne nuk e dimë se ku kanë përfunduar paratë e inceneratorëve. Mërtiri zgjodhi të mos fliste me emra dhe pse mund të zgjidhte të kundërtën, por përsa kohë nuk foli me emra, do të thotë se emra ka.

I pyetur se mund ta rëndojë dalja e Mërtirit situatën për incenratoerin e Tiranës, Xama tha se ai zgjodhi të distancohej nga ky projekt, edhe pse sipas saj shkeljet në këtë incenerator janë të dukshme.

Ai u përpoq të distancohej nga bashkia e Tiranës, edhe pse dolën shumë emaile ku Mërtiri komunikonte me zyrtarë të kompanisë që kërkonte favorizime dhe kontestimit që i ka bërë SPAK incenaratorit të Tiranës. Hetimet që ka bërë SPAK mbase fokusi hetimit shkon se si të gjejë sa më shumë argumente se Mërtitri ka qenë përfitues i parave, magjithatë shkeljet te inceneratori i Tiranës janë të hapura dhe s’ka nevojë ti tregojë një intervistë e Mërtirit apo kushdo që të dalë. Bashkia në këtë projekt trajtohet, është autoriteti zbaton kontratën dhe nuk është kontraktotë i inceneratorit të Tiranës. Tusha komunikon me Zoton, pra bashkia e Tiranës ka një pushtet të madh për të miratuar projektin dhe për të dhëna paratë për të, por kjo provë është hequr nga dosja në hetimet që janë për inceneratorin e Tiranës. Këtu duket sikur është thjeshtë një lapsus heqja e një fakti, por në fakt ka të bëjë shumë për masën që i jepet dikujt që ka shumë përgjegjësi dhe në momentin që ai ka komunikime me Zoton duhet ti bëhet dhe një hetim pasuror. Pra duket një punë ku vetë SPAK është në presion politik nga zyrtarë të lartë për të mos i shkuar deri në fund kësaj çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy