Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, deri më tani të zhvilluara në territorin e Bjellorusisë me tre raunde, vijojnë online, me videokonferencë.
Një fakt i tillë u bë me dije nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke shtuar se delegacioni rus, do të drejtohet nga këshilltari i Presidentit, Vladimir Putin.
Të enjten në Antalia të Turqisë, u takuan por pa marrëveshje, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov me atë të Ukrainës, Dmitry Kuleba.
Ndërkohë OKB bëri me dije se deri më tani janë larguar mbi 2 milionë ukrainas nga vendi, qysh nga nisja e agresionit rus, më 24 shkurt.



