Gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez do të dalë më 5 korrik para hetuesve të Madridit e akuzuar për korrupsion, njoftoi sot një gjykatë në kryeqytetin spanjoll.
Në një deklaratë të shkurtër, gjykata saktëson se Begonia Gomez është thirrur të paraqitet si e dyshuar para hetuesve në lidhje me “krimet e dyshuara të korrupsionit në sektorin privat dhe ndikimin e padrejtë”.

Njoftimi i gjykatës së Madridit vjen pas vendimit të drejtësisë spanjolle, më 29 maj, e cila refuzoi kërkesën e prokurorisë, që kishte kërkuar që të futej në dosje hetimi ndaj bashkëshortes së kryeministrit socialist, duke cituar “prova të mjaftueshme për të justifikuar vazhdimin e hetimeve”.
Hetimi filloi më 16 prill pas një padie të ngritur nga një kolektiv i ekstremit të djathtë kundër Begonia Gomez. Ky
Bëhet fjalë për marrëdhëniet mes Begonia Gomez dhe një biznesmeni që dyshohet se ka përfituar nga kontratat e qeverisë.



