Borxhet e garancisë sovrane, Prençe: Duhet analizë e thelluar për shkaqet

Borxhet e garancisë sovrane, Prençe: Duhet analizë e thelluar për shkaqet

10 772 debitorë nuk kanë shlyer ende detyrimet ndaj qeverisë në kuadër të garancisë sovrane. Edvin Prençe, kreu i Shoqatës “Proeksport Albania”, thotë se krijimi i një agjencie të posaçme për mbledhjen e detyrimeve të pashlyera duhet të pasohet me një analizë të thellë mbi shkaqet që kanë çuar në moslikujdimin e borxhit. “Një agjenci e tillë formon kuadrin e nevojshëm që duhet të ketë. Bizneset duhet ta kenë në krah. Shpresoj që kjo agjenci të bëjë një analizë të thelluar për çdo biznes dhe arsyet që e kanë kthyer në debitor”. Prençe shtoi se aktualisht mbi biznesin po rëndon rënia e euros. “Pas pandemisë pati një rimëkëmbje të shpejtë dhe të pritshme. Ajo që po ndodh në këtë periudhë është se kursi i këmbimit është i disfavorshëm. Shumë biznese janë kthyer në sektor jo shumë të konkurrueshëm në raport me vendet ballkanike. Humbja e konkurrueshmërisë çon në vështirësi të biznesve dhe mungesë të likuiditetit. Sektori ynë kanë aplikuar në garancinë sovrane”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy