Teliti: 670 mijë pensionistë presin lëmoshën e qeverisë, Rama ofron vetëm dështime

Teliti: 670 mijë pensionistë presin lëmoshën e qeverisë, Rama ofron vetëm dështime

Partia Demokratike e ka cilësuar shpërblimin e fundvitit prej 5 mijë lekësh për pensionistët si qesharak.

Eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti është shprehur se qeveria shqiptare ofron ndihmën më të ulët në botë për qytetarët e saj, duke e konsideruar këtë shpërblim si lëmoshë.

Sipas Telitit, në këto 7 vite qeverisje, Rama i ka sjellë shqiptarëve vetëm rrënim ekonomik pasi kostoja e jetës rritet çdo ditë e më shumë.

“Pas 7 vite dështimesh, ajo që mund të ofrojë Rama gjithnjë e më shumë dështime” ka shkuar Teliti.

Teliti ka theksuar se në 2020-ën çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.7%, rritje e cila sipas tij ka ulur ndjeshëm fuqinë blerëse për pensionistët.

Postimi i plotë i Dorjan Telitit

Rama, një histori 7-vjeçare dështimesh e premtimesh të rreme. Në rradhë e të dëshpëruar, 670 mijë pensionistë shqiptarë të mbetur në mëshirë të një shpërblimi qesharak prej 50 mijë lekësh.

Të patrajtuar financiarisht dhe të harruar nga qeveria e klientelës, pensionistët janë të detyruar të presin lëmoshën e qeverisë. Shqipëria ofron ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj – më pak se çdo vend i botës.

Për 7 vite, Rama u ka sjellë shqiptarëve vetëm rrënim ekonomik, rritje të kostos së jetesës, shtim të papunësisë dhe rrënim të sistemit shëndetësor. Kosto e jetesës po rritet çdo ditë. Këtë vit çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.7%, duke shkaktuar një humbje të fuqisë blerëse të pensionistëve prej rreth 100 mijë lekësh të vjetra. Pensionistët e shohin këtë shtrenjtim të jetesës kudo, në supermarkete, dyqane ushqimore, në farmaci.

Kjo është e turpshme! Boll më me Ramën!

Gjëja e fundit që i intereson atij dhe qeverisë së tij jemi ne qytetarët e Shqipërisë. Pas 7 vite dështimesh, ajo që mund të ofrojë Rama gjithnjë e më shumë dështime. Është koha për ndryshim. Ndryshim për pensionistët, të rinjtë e të rejat, bizneset, ata që kanë humbur vendin e punës dhe ata që mezi po e mbajnë punën. Ndryshim për të gjithë shqiptarët që duan një jetë më të mirë.

Është koha që më #25prill të nisim një kapitull të ri të udhëtimit tonë të përbashkët! 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy