Ahmetaj: Mungon vullneti politik për të bërë ligje për martesat LGBTQI! Është rritur gjuha e urrejtjes ndaj komunitetit

Ahmetaj: Mungon vullneti politik për të bërë ligje për martesat LGBTQI! Është rritur gjuha e urrejtjes ndaj komunitetit

Alba Ahmetaj, anëtare e LGBTQI deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se kohët e fundit ky komunitet po përballet me një gjuhë shumë të fortë urrejtje dhe kërcënime të cilat shpreson të mbeten vetëm verbale.

Ahmetaj tha më tej se në Shqipëri mungon vullneti për të bërë ligjet që  dy vajza, dy djem, apo dy transgjinorë të martohen me njëri-tjetrin.

Instagram dhe Facebook që përdorim ne nuk është më pak i përdorur nga ata që përdorin gjuhë urrejtje. Kohët e fundit kemi rastisur një gjuhë shumë të fortë urrejtje deri në kërcënime, shpresojmë që të mbeten vetëm verbale dhe të mos kalojnë në fizike.

Për të pasur një martesë mes dy djemve, vajzave, mungojnë ligjet dhe vullneti politik për t’i bërë këto ligje. Unë me partneren time kemi qenë familje para se të vinin në jetë vajzat.  Familja jonë nuk është e njohur nga ligji dhe kjo sjell problematika. P.sh nuk mund të dalim nga Shqipëria bashkë me vajzat, nuk mund të marrim shërbimet që i duhen fëmijëve. N.q.s partneres sime i ndodh diçka fëmijët tanë nuk i marr unë në kujdestari,  shkojnë në jetimore apo tek të afërmit e saj. Ne na u ofrua ndihmë për çerdhen, por patëm një rrugë të gjatë për të mundur t’i regjistronim në çerdhe.

Vetëpranimi është individual, dikush mund ta pranojë menjëherë, dikujt mund t’i duhen vite. Mua më janë dashur vite, e kam kuptuar seksualitetin tim kur nuk kisha shumë informacione. Interneti nga njëra anë është bekim nga ana tjetër një mallkim pasi merret shumë urrejtje dhe ndikon tek shpresa për të ardhmen dhe dëshira për të jetuar në Shqipëri.

Po të shihni komentet që marrim në postime do të kuptoni që është gjuhë urrejtje. Shkruajnë “Çohu Enver”, “ Çohu Hitler”. Ka kërcënime për përdhunime dhe vrasje.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy