Katër shqiptarë janë nën hetim nga polica italiane në Venecia, raportojnë sot mediat lokale.
Ata u ndaluan nga policia teksa udhëtonin me një makinë me targa shqiptare pranë parkimit të një qendre tregtare.
Në makinë u gjetën mallra të vjedhur në dyqanet përreth me vlerë thuajse 1.000 euro, shkruan Syri.Net.
Katër shqiptarët, me precedentë të mëparshëm, janë denoncuar për vjedhje të rëndë në bashkëpunim. Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur.



