Gjermani, gjoba për gjuhën e urrejtjes

Gjermani, gjoba për gjuhën e urrejtjes

Gjermania kërcënoi se do të godasë kompanitë e mediave sociale me gjoba të mëdha në qoftë se ato nuk veprojnë me shpejtësi për të hequr "gjuhën e urrejtjes" nga faqet e tyre.

Kabineti i kancelares Angela Merkel miratoi të mërkurën një masë që gjobit faqet e internetit si Facebook dhe Twitter me deri në 55 milionë dollarë, në qoftë se ato nuk bëjnë sa duhet për të censuruar komentet që shkelin ligjin gjerman të folurit.

Gjermania ndalon rreptë çdo fjalim që nxit haptazi racizmin ose fyen një segment të caktuar të popullsisë. Gjithashtu, për shkak të kaluarës së saj naziste, Gjermania ndalon çdo mohim publik të Holokaustit.

Federata gjermane e Gazetarëve e kritikoi vendimin e kabinetit dhe tha se kjo do ta bënte të vështirë dallimin mes lirisë së shtypit dhe opinionit. / VOA / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy