Kina ka vënë nën hetim ministrin e Mbrojtjes Dong Jun, në skandalin e fundit të korrupsionit që goditi drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare Popullore.
Një lajm i tillë raportohet nga Financial Times, bazuar në ish-zyrtarë dhe aktualë amerikanë të njohur me këtë çështje.
Dong, një admiral i emëruar në dhjetor 2023, është ministri i tretë aktual ose ish-ministri i Mbrojtjes i tretë radhazi që hetohet për korrupsion.
Dong pasoi gjeneralin Li Shangfu, i cili u rrëzua pas shtatë muajsh në detyrë. Të dy u emëruan nga presidenti Xi Jinping.
Li pasoi Wei Fenghe, i cili u hetua për korrupsion pas largimit nga detyra.



