Kurt Kola në Zululand: Nuk kam votuar asnjëherë pas vitit 1990

Kurt Kola në Zululand: Nuk kam votuar asnjëherë pas vitit 1990

Në librin “Në Shqipërinë burg” Kurt Kola ka sjellë kalvarin e vujatjeve të tij që nga mosha 8 vjeçare dhe të bashkvuajtësve të tij. Në studion e Zululand të gazetarit Mustafa Nano, Kola tregoi historitë e tij dhe të disa personazheve të njohur publik si Spartak Ngjelën, Fatos Lubonja, Arshi Pipën dhe Sherif Merdarin.

 

Megjithë vujatjet e tij në kohën e komunizmit, 45 vitet e Enver Hoxhës duhet të shkruhen me të mirat dhe të këqijat e sisitemit. “Historia të shkruhet më të mirat dhe të këqijat. 45 vite nuk mund ti heqim nga historia jonë se duket sikur nuk ka pasur Shqipëri”, tha Kola.

 

Nano supozoi në studio një bashkëbisedim surreal. I kërkoi Kolës që të mendonte sikur përballë kishte Enver Hoxhën: Çfarë do i thoshte?

 

Kola u ndal tek një histori për të mos i kthyer një përgjigje direkte, dhe në fund tha: Çfarë mund të thuash për një krimenel që vrau njerëzit e vet?

 

Edhe pse ish të përndjekurit prej vitesh dëmshmpërblehen, ajo çfarë ende nuk ju është dëmshpërblyer është ajo moralja. Dhe sipas Kurt Kolës morlja lidhet me dënimin e figurës së Enver Hoxhës nga Parlamenti ashtu siç është bërë në të gjitha vendet komuniste.

 

Për herë të parë, Kurt Kola deklaron se nuk ka votuar asnjëherë, pasi asnjëherë nuk është bindur se për kë duhet të votonte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy