
Pritet të nisë sërish procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit. Burime të Sigurta për Tema Tv kanë konfirmuar se Gjzykata e Krimeve të Rënda I ka përcjellë një shkresë zyrtare Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për rastin “Dajti”. Në mbledhjen e së premtes të KLD-së pritet të caktohet me short, edhe trupa gjykuese që do të gjykojë Dritan Dajtin I cili akuzohet si ekzekutues i 4 oficerëve të Policisë në Durrës, në 2009-ën.



