Vrasja e policit në Veri, Spahiu: Ka ndodhur për shkak të dialogut, përpjekje për të kthyer situatën në favor të Serbisë (VIDEO)

Vrasja e policit në Veri, Spahiu: Ka ndodhur për shkak të dialogut, përpjekje për të kthyer situatën në favor të Serbisë (VIDEO)

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, tha përmes një lidhjeje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se akti terrorist në veri të Kosovës ka ndodhur për shkak të dialogut, pasi kohët e fundit situata në tryezën e bisedimeve ishte në favor të Kurtit, dhe se ky veprim ishte një përpjekje për të kthyer situatën.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Spahiu theksoi se në rast se njësiti elitar serb, i cili kreu sulmin arrin të tërhiqet nga Kosova dhe të dalin nga rrethimi në ditët në vijim mund të kemi incidente të ngjashme terroriste.

Ky është një sulm i shtetit serb në Kosovë me një njësit elitar policor ose ushtarak, ende i paidentifikuar, por që shihet se bëhet fjalë për një njësit elite që ka arritur që të fusë në territorin e Kosovës dhe autoblinda dhe armatim të rëndë i cili është barrikaduar rreth Manastirit të Banjskës në komunën e Zveçanit, Manastir që është rinovuar me mjetet e BE.

Kush mund të jetë tjetër veç Serbisë? Kush janë palët e interesuara? Mali i zi dhe RMV kanë raporte miqësore me Kosovës, Shqipëria ka raporte vëllazërore. Japonia, Kina, Indonezia, Uganda çfarë interesi kanë të dërgojnë njësi speciale për të destabilizuar Kosovën.

Nëse është dikush është nga 4 vendet fqinje, nëse përjashtojmë këto 3 vende, i vetmi shtet mbetet Serbia që ka marrëdhënie armiqësore. Nuk ka nevojë që të ketë gjykim. Nuk bëhet fjalë për një bandë kriminelësh, sepse një bandë kriminelësh nuk mund të jetë e armatosur dhe aq e pajisur mirë siç duket në fotografitë që publikoi Kurti . Bëhet për një njësit elitar serb për të rimarrë kontrollin në veri të Kosovës.

Nëse ai do të arrinte që përmes këtyre njësive elitare ta zbonte policinë e Kosovës, ta trembe atë atëherë do ndodheshim para një situate të kryer. Natyrisht do fillonte negocimi, do ishim në situatë tjetër.

Në rast se policia e mund policinë e Serbisë, arrin të arrestojë këtë njësit elitar që Kurti thotë  janë 30 veta, por mund të jetë dhe më shumë, atëherë situata do të qartësohet. Në rast se ata arrijnë të tërhiqen nga Kosova dhe të dalin nga ky rrethim mund të presim që në ditët në vijim mund të kemi incidente të ngjashme terroriste.

Shpresoj në vendosmërinë e Policisë që misionin ta çojë deri në fund që të neutralizojë këtë grup që është terrorist, por është në fakt një bandë, një njësi elitare e shtetit serb.

Kurti ka akuzuar shtetin serb dhe Serbia nuk është distancuar, nuk tha që dënojmë një sulm terrorist. Kur nuk e dënon, atëherë qëndron pas tij.

Ky akt terrorist ka ndodhur për shkak të dialogut. E gjitha lufta më tryezën e bisedimeve nuk është shumë e rëndësishme retorika se kush është me i zgjuar apo kush di të mbajë fjalime më mirë, por kush kontrollon situatën në terren.

Veriu është pikë qendrore në këto bisedime. Pasi qeveria e Kurtit arriti ta marrë në kontroll veriun dhe duke vendosur flamurin e Kosovës në objektet komunale dhe shpartalloi strukturat e dhunshme paralele në veri situata në tryezën e bisedimeve ishte në favor të Kurtit. Ky akt është përpjekje për ta kthyer situatën në favor në Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy