Pritet një verë përvëluese, “El Nino” sjell stuhi dhe temperatura mbi normalen

Pritet një verë përvëluese, “El Nino” sjell stuhi dhe temperatura mbi normalen

Meksika është përfshirë nga një valë e madhe të nxehti që ka çuar në temperatura rekord mbi 45 gradë Celsius në disa rajone. 22 njerëz kanë humbur jetën, spitalet janë plot ndërkohë që problem madhor është edhe thatësira.

Klimatologët parashikojnë se kjo situatë do të zgjasë edhe për rreth dy javë. Është aq nxehtë në Meksikë sa qindra majmunë nëpër zona rurale po ngordhin dhe po bien nga pemët si mollë, thonë mediet vendase.

Nëpër zona rurale, majmunët po rrëzoheshin nga pemët si me qenë mollë. Për shkak të dehidratimit, ngordhin brenda pak minutash. Janë një sërë faktorësh që sjellin këtë ngjarje, nxehtësia shumë e madhe, thatësira, zjarret nëpër pyje dhe prerjet masive të pemëve që shkatërrojnë habitatin e tyre dhe nuk gjejnë dot më ujë, hije dhe fruta. Njerëzit po mundohen të bëjnë ç’të munden t’i ndihmojnë, por këshilloj të mos i marrin në shtëpi sepse kanë patogjenë që mund të rezultojnë fatalë.

Drupal Ad

 

 

 

Qeveria meksikane ka shpallur gjendje emergjence në zona të ndryshme, ndërkohë që banorët thonë se nuk kanë parë as dëgjuar ndonjëherë për këtë lloj të nxehti.

Problemin e ndërlikon edhe më shumë thatësira, pasi ka ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të nivelit të ulët të ujit nëpër hidrocentrale dhe sistemet e ftohjes nëpër banesa apo komplekse të mëdha nuk punojnë.

Amerika fqinje ndërkohë po bëhet gati për sezonin e uraganeve. Sipas ekspertëve të Qendrës Kombëtare të Uraganeve, në Atlantikun e Veriut priten 17 deri në 25 stuhi dhe uragane të mëdha deri në fund të nëntorit.

Shkencëtarët e klimës thonë se shkaku kryesor është fenomeni “El Nino”. Uji është i ngrohtë në sipërfaqen e oqeanit, rreth 26 gradë Celsius. Avujt që çlirohen në atmosferë krijojnë stuhi dhe ciklone me kalimin e muajve. Në nivel global, temperaturat e oqeaneve janë rritur.

Edhe Evropa, sipas parashikimeve të Qendrës Evropiane të Motit do të ketë një verë përcëlluese, me temperatura që tejkalojnë nivelet normale me mbi 2.5°C se normalja.

Modelet klimatike sugjerojnë se do të kemi një nga verat më të nxehta që nga mesi i shekullit të 19-të. Organizatat ndërkombëtare kanë bërë thirrje për marrje masash për këto kushte ekstreme moti që mund të shkaktojnë zjarre masive dhe afatgjata.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy