Hoxha: Qëllimi i Veliajt të intimidojë drejtësinë, nëse do ketë zbutje të masës do merret si fitore e tij (VIDEO)

Hoxha: Qëllimi i Veliajt të intimidojë drejtësinë, nëse do ketë zbutje të masës do merret si fitore e tij (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha nga studio e MCN Live ka komentuar lidhur me masën e sigurisë për kryebashkiakun Erion Veliaj si dhe prezencën në vendin tonë të avokatit amerikan.

Ai u shpreh se Veliaj dhe Rama jetojnë në një realitete tjetër teksa theksoi se juristin i huaj nuk lejohet në seancë dhe se sjellja e tij këtu është një lojë e Veliajt për të krijuar një imazh të rremë ndaj opinionit publik.

Sipas saj qëllimi i Veliajt është të intimidojë drejtësinë dhe se është duke u bërë një betejë për imazhin krahas asaj ligjore.

Avokati amerikan çdo ditë që kalon më mbush mendjen që Veliaj jetonte në një realitet tjetër dhe kryeministri po ashtu. Mjafton të lëvizësh nëpër Shqipëri dhe kupton se është ndryshe nga ajo që tregon Rama.

Dhe më parë kemi parë avokatë të huaj të cilat kanë ardhur në Shqipëri ose për ti dhënë konferencë shtypi për mbështetje morale ndaj personit që i ka thirrur ose gjyqi themelit ku atyre u lejohet të jenë prezencë në sallë.

Por të sjellësh një avokat nga SHBA që nuk është as penalist dhe të tentosh ta fusësh në seancë kur e di mirë që atij si lejohet dhe seanca fillon me avokat që i bëjnë të ditur gjykatës numrin e licencës që ata disponojnë në të kundërt ata nuk lejohen.

Nëse licenca e tyre nuk është e vlefshme e pamundëson pjesëmarrjen e avokatit. Për meqë tepër të bësh një skemë të tillë, çështja reale e Veliajt është çështje drejtësie ai është në luftë morale.

Në rastin konkret loja me avokatin nga Amerika për të mbështetur Veliajn problemi është se me ligjin shqiptar në sallën e gjykimit lejohen vetëm avokatët e pajisur me licencë në Shqipëri, të tjerët mund të jenë vetëm konsulentë, por gjithmonë prezantimi, të drejtën e paraqitur zyrtarisht ndaj akuzës e kanë avokatët shqiptare.

Si do hynte ai në seancë, nuk e kanë informuar atë se nuk lejohet të marrë pjesë as mediat dhe jo më një qytetar i huaj. Të gjitha këto bëhen vetëm për të krijuar një imazh të rremë ndaj opinionit publik dhe për të ndikuar sa shumë sepse nuk ka asnjë efekt në seancë.

Sa i përket masës së sigurisë, Hoxha tha se seanca sot reale është ajo që zhvillohet brenda gjykatës me trupin gjykues dhe kam përshtypjen se do zgjasë. Sipas tij nëse bëhet një zbutje e masës së sigurisë do jetë në avantazh me opinionin publik.

Duke pasur parasysh nivelin e akuzave të ngritura ndaj Veliajt ai ka tentuar gjatë fazës hetimore që të intimidojë dëshmitarët, të helmojnë provat, duke pasur parasysh gjithë këto elementë dhe mënyrën si Veliaj ka vijuar nga qelia duke akuzuar prokurorët besoj se këta të fundit janë të prirur që të mos ndryshojnë dhe kërkojnë me forcë që ai të qëndrojë në gjykatë.

Veliaj ka dhe akses të madh që në momentin që ai nxjerr një status në FB ai përçohet në të gjithë mediat. Çdo gjë që ai thotë shpërndahet në kohë rekord kjo i jep konotacion tjetër asaj që ai shkruan dhe akuzave.

Ndaj organit të akuzës dhe qëllimi primar i tij ka qenë të intimidojë drejtësinë për të ndryshuar masën e sigurisë. Sot seanca ndaj tij do duhej të ishte një seancë normale, por për fat të keq kjo është kthyer sikur aty do vendoset fati i Veliajt apo nëse vendoset nëse ai është fajtor apo jo. Kur ajo në fakt është një seancë e zakonshme.

SPAK duhet të vijojë ti bëjë hetimet duke e pasur Veliajn në burg, ndërsa nëse masa zbutet më tepër do ndikojë te opinioni publik si një fitore ndaj Veliajt. Kjo është një betejë në kushte të reja tashmë dhe është një sprovë dhe për SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy