Marrëveshja më Italinë/ Muzhaqi: Shqipëria nuk mund të jetë cepi më i pisët i shtëpisë evropiane, ku hidhen mbeturinat e tjera (VIDEO)

Marrëveshja më Italinë/ Muzhaqi: Shqipëria nuk mund të jetë cepi më i pisët i shtëpisë evropiane, ku hidhen mbeturinat e tjera (VIDEO)

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për frenimin e valës së emigrantëve në shtetin fqinj. Në bazë të marrëveshjes, Italia do të financojë dy qendra në Shqipëri të cilat do të presin jo më shumë se 3 mijë persona që do të qëndrojnë aty kohën e nevojshme për të shqyrtuar kërkesat për azil.

Lidhur me këtë fakt, eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi, në një komunizmi për MCN live, thotë se fillimisht duhet të kishte transparencë nga ana e kryeministrit me vendin e tij dhe më pas nuk është Shqipëria, vendi që ka kapacitet të zgjidh problemet e Afrikës.

Standardi numër 1 i kësaj marrëveshjeje është që të kishte transparencë me publikun, qeveria është aty në bazë të votave dhe do duhej që të kishte transparencë është e domosdoshme me publikun, për plotësimin e një standardi demografik.

Pikë së dyti bëhet fjalë për njerëz të kulturave, gjeografive, situatave, krejtësisht ndryshe nga e jona, bëhet fjalë për kontingjente njerizosh që në këtë rast nuk kanë lidhje me humanizmin por ka lidhje me situatën në të cilën përballen në Afrikë, dhe ne atë situatë nuk e kemi krijuar ne shqiptarët dhe as nuk besoj se mund ta zgjidhim ne shqiptarët ndaq si popull, ndaq si qeveri.

Dhe e treta, është një problem i cili e ka vu në siklet BE, e ka vu në sillet Italinë e cila përballet e flluskë emigratore nga deti dhe nuk po ja del që ti menaxhojë vet, dhe të gjitha këto na çojnë në atë problematike që e gjithë situatë nuk flet në favorin tonë.

Sipas Muzhaqit, është krejt alogjike që kryeministri Edi Rama, në emër të aspirimit në BE, pranon të marrë kushdo dhe të fus brenda vendit, çfarë do u thonë vendet tjera.

Sipas tij, Shqipëria nuk mund të cilësohet si cepi më i pisët i shtëpisë evropiane, ku hidhen mbeturinat e tjera.

Edhe sikur të donte qeveria të vendoste që , me falni për shprehjen , që të gjitha ’bagëtitë’ që do futen në Shqipëri, ti merrnim nga një vend i caktuar i botës, prape duhet të merreshim një qikë vesh me njeri-tjetrin, sepse po hyjnë një bagëti që do konsumohet te ne.

Kurse këtu kemi të bëjmë me njerëz hallexhinj që nuk po i menaxhon vendi vet atje dhe nuk e kuptojë këtë entuziazmin e kryeministrit tonë që çfarëdo që ti japësh , i merr.

Do maresh MEK-un, bjere, të marrësh afganët, bjeri, deshën me marrë edhe sirianë, por nuk u bë.

Prandaj është krejtësisht logjike, të paktën të ishte hapur një lloj diskutimi popullor por pra e kemi dellin dhe nervin që të merrnin seriozisht këtë sittë qoftë për të ndihmuar vendet e BE ku aspirojmë të futemi. S’kemi pse të jemi cepi më i pisët i shtëpisë evropiane, ku hidhen mbeturinat e tjera, kështu e shikoj unë.

Eksperti i sigurisë vlerëson se as në aspektin e sigurisë, Shqipëria e ka të përballueshëm menaxhimin e situatës me këtë kontingjent afrikan që do të vijnë.

Nuk e shikoj problemin te veçimi i hapësirës territoriale, problemin e shikoj si sfida të vështira të siguria. Kur kishim kosovarët gjatë luftës, e dinim se ata do qëndronin derisa të stabilizohej situata e luftës, por këta që do vijnë nuk ka kohë kur do kthehen, sepse nuk bëhet fjalë që sa kohë tu rregullohet vendi do kthehen, porse bëhet fjalë për rrallët të valëve të emigrantëve që janë me dekada të tëra. Bëhet fjalë për emigrantë të cilët nuk po i përballon dot Evropa dhe po i përcjell kujt ti ngeci.

Nuk është një problem shqiptar dhe nuk e shikoj si të menaxhueshëm nga strukturat tona, se nuk po i menaxhojmë dot problemet tona të sigurisë, me çfarë do ti menaxhosh këtë fluks emigrantësh, apo do marrësh edhe polic italian tani.

Sfidat nga ana e sigurisë për mendimin tim, janë të papërballueshme, sepse nuk bëhet fjalë për 1-2 javë, këta nuk dihet kur kthehen, këta janë hallexhinj që vijnë e përplasen në çdo vrimë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy