Vijon beteja me zjarret në Spanjë

Vijon beteja me zjarret në Spanjë

Edhe ditën e sotme autoritetet po punojnë për shuarjen e zjarreve që po përhapen në Spanjë.

Një prej zjarreve ka shkatërruar 20.000 hektarë tokë në veriperëndim të vendit.

Këto zjarre pyjore detyruan autoritetet të evakuojnë 14 fshatra me disa qindra banorë, në Sierra de la Culebra, një varg malor në rajonin e Castile dhe Leon, pranë kufirit me Portugalinë.

Sipas autoriteteve rajonale, disa prej tyre kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre mëngjesin e sotëm pasi flakët ishin shuar. Por zjarri mbetet aktiv, nënvizoi qeveria e Kastiljes dhe Leonit, duke iu referuar kushteve të pafavorshme të motit me erëra të thata dhe temperatura të larta. Në total, sipas autoriteteve si pasojë e zjarrit janë djegur afro 19765 hektarë.

Zjarrfikësit kanë vijuar me shuarjen e zjarreve të tjera në Caudiel, në rajonin e Valencias (në juglindje) dhe në Artesa de Segre, Katalonjë (në verilindje), ku një zjarr që po vazhdon që nga e mërkura ka shkatërruar tashmë 1600 hektarë tokë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy