“Xhadat”- Në Shqipëri, Qendrat Shëndetësore tenderojnë edhe recepsionistët

“Xhadat”- Në Shqipëri, Qendrat Shëndetësore tenderojnë edhe recepsionistët

Prej disa kohësh qendrat shëndetësore në vend kanë filluar të punësojnë personel të ri në recepsion, jo me konkurs por me tender.

Në buletinin e njoftimeve publike në agjencinë e prokurimit publik emisioni investigativ “Xhadat” ka përzgjedhur dy prokurime, që kanë të bëjnë me kryerjen e shërbimit të recepsionit në dy qendra në vend, në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve Nr.1 në Tiranë dhe në Qendrën Shëndetësore Laç.

Sipas të dhënave të publikuara në dokumentet standarde të procedurës “kërkesë për propozim”, shërbime, me objekt: “Kryerja e Shërbimit të Recepsionit”, 2 punonjës, për Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve Nr.1 në Tiranë, fondi limit është 870 347 lekë të reja.

Në procesverbalin e kontratës të tipit mall përcaktohen edhe detyrat e recepsionistit, si kontakti i parë me pacientin, që janë:

Etika

-Të prezantohet;

-Të përshëndesë pacientin siç duhet;

-Të thonë “faleminderit” kur pacienti largohet;

-Të bëjnë kujdes me sjelljen;

-Të flasin me një intonacion zëri të moderuar, me volumin e duhur dhe me pauza;

-Të shmangë përdorimin e zhargonit dhe fjalët teknike;

-Të shënojë çdo lëvizje të personelit në orar të punës;

-Të shënojë largimin e mjekëve për vizitat në shtëpinë e pacientit si dhe orarin e kthimit të mjekut.

E njëjta procedurë është kryer edhe për qendrën shëndetësore Laç, ku në ftesën për ofertë thuhet se: Autoriteti kontraktor, Qendra Shëndetësore Laç do të zhvillojë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me objekt: shërbim i recepsionit të institucionit...

Pasi përcaktohen edhe detyrat dhe përgjegjësitë që duhet të përmbushë recepsionisti, si etika dhe hedhja e të dhënave vjen edhe tabela e shpenzimeve që në këtë rast është bosh, por më poshtë përcaktohet se në përllogaritjen e analizës së kostos të mbahet parasysh parashikimi sipas njoftimit të bërë nga qeveria për rritje të pagës minimale në 32.000 leke, nga muaji korrik 2022.

Në të dy tenderat e zhvilluar për shërbimin e recepsionit nga një llogaritje e thjeshtë ekonomike, shërbimi i ofruar me tender në ndryshim nga ai i lidhur me kontratë ka diferencë në pagesë. Nëse shërbimi i recepsionistëve do të ofrohej nga një person si pjesë e administratës, nga buxheti i shtetit do të shpenzoheshin më pak para.

Ajo që po ndodh në fakt është se pasi po japin çdo shërbim dhe pasuri publike me tender, po absurd është edhe prokurimi i një shërbimi që mund të ofrohet nga një punonjës si pjesë e stafit të institucionit dhe jo të prokurohet me tender dhe shërbimi të ofrohet nga një kompani, aq më tepër që kualifikimi i punonjësve është minimal dhe nuk kërkon aftësi specifike apo të veçanta, si dhe mbi të gjitha kur për të njëjtin shërbim do të shpenzohen më shumë nga buxheti i shtetit nëse shërbimi jepet nga kompani dhe jo nga administrata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy