Ish-presidenti Nishani komenton listën e deputetëve të Bashës dhe largimin e Visho Ajazit

Ish-presidenti Nishani komenton listën e deputetëve të Bashës dhe largimin e Visho Ajazit

‘Listat e PD për zgjedhje mund të ishte më e mirë’, kështu ka deklaruar ish-presidenti Nishani në studion e emisionit ‘FAKT’ të gazetarit Çim Peka.

Nishani tha se në PD, ka njerëz shumë cilësorë të cilët meritonin të ishin pjesë e listave, dhe mund të sillnin më shumë vota për Partinë Demokratike.

‘Unë e kam ndjekur me shumë interes intervistën e zotit Berisha, dhe ka shumë arsye për ta ndjekur me shumë interes.

Por edhe zoti Basha e ka pranuar që lista mund të ishte më e mirë. Dhe unë mendoj që lista mund të ishte dhe më e mirë’, deklaroi Nishani.

Ish-presidenti ka komentuar edhe dorëheqjen e Visho Ajazit nga posti i kreut të SHISH.

Nishani theksoi se dorëheqja është një vendim personal, ndërsa theksoi se Ajazi ka pasur edhe presion të vazhdueshëm dhe shantazhe nga ana e mazhorancës.

‘Unë ruaj vlerësimet e mia ndaj zotit Ajazi, gjakftohtësisë kurajës pavarësisht shantazheve politike, por në fund të fundit dorëheqja është një akt personal.

Kam pasur disa akte publike të sulmit politik që vinin nga parlamenti nga mazhoranca, për ta larguar nga shërbimi duke përhapur të pavërteta ‘fake informacione’. Kjo bëhej gjithmonë në formë presioni që të largohej kryetari i SHISH. Kam parë në disa raste vlerësime shumë të mëdha edhe për vetë zotin Ajazi nga partnerët tanë.

Për mua ishte e papritur. Sepse unë mendoja që SHISH të vazhdonte punën e konsoliduar’, tha Nishani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy