Mercedes Kurti dhe Beatriçe Kurti janë mbesë dhe gjyshe të cilat janë bërë virale në rrjetin social TikTok
Gjyshe Beatriçe rrëfeu për emisionin “Zgjohu me MCN” se një vjershë të dedikuar nga Mercedes me vargjet e këngës “Paranormal” në fillim e mori seriozisht dhe nuk po mbante dot të qeshurën.
Dedikimin e mbesës e mora seriozisht. Mbesa më tha ulu se do të tregoj diçka që kam bërë, po e dëgjoja me interes në fakt.
Mercedes ka lindur në Itali, vazhdon në Holandë dhe ishte me dialekt. Dhe thashë nuk di unë, çne kjo. Po mbahesha shumë dhe me zi po mbaja të qeshurën.
Mercedes shkruan, por që të shkruajë gegërisht dhe në gjuhën e Kosovës nuk e kisha menduar dhe kisha merak të mos e prekja me reagimin.
Unë e kam Mercedesin në çdo moment këtu, gjithë shtëpinë e kam me foto të saj, flasim 3-4 herë në ditë në telefon. Ajo është vajza ime.
Jam bërë gjyshe 45 vjeçe, kam qenë në lindjen e Mercedesit, në rritjen e saj, kemi fjetur bashkë, deri 9 vjeç kemi ndenjur bashkë.
Pastaj Mercedes u largua bashkë me nënën, tani ndodhet në Holandë, vazhdon universitetin. Takohemi herë pas here.
Marrëdhëniet tona janë më se të ngrohta. Ne pa atë nuk rrojmë dot, ajo është jeta jonë.
Ndërsa Mercedes tregon se si i lindi ideja që ta bënte gjyshen pjesë të rrjeteve sociale.
Isha duke ndjekur një video në TikTok që kishte bërë një shaka të ngjashme në anglisht.
Gjyshja me gjyshin kishin ardhur në Holandë me pushime tek unë, nuk e priste dhe ia lexova.
Gjyshja ka një karakter që unë e adhuroj, sapo ka mbushur 70 vjeç, por me shpirt është shumë e re dhe kam qejf ti bëj këto lojëra me të, se më pëlqen reagimi.
Unë jam shumë mirënjohëse ndaj dashurisë së gjyshërve, ndihem shumë e lidhur me ta, edhe pse jeta merr rrjedhën e vetë dhe ndodhin gjëra si këto që prindërit ndahen.
Por unë jam shumë e lidhur me të. Jemi shumë të lidhura, e dua shumë.



