Arrestohet “skifteri” shqiptar, 50 vjedhje në hotelet spanjolle

Arrestohet “skifteri” shqiptar, 50 vjedhje në hotelet spanjolle

Një i ri shqiptar është arrestuar me dyshimin se ka bastisur të paktën 50 dhoma të hoteleve spanjolle. Vjedhjet sipas policisë janë kryer në zona të populluara nga turistët.

Gazeta britanike The Sun raporton se shqiptari 24-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, dyshohet se vodhi laptopë dhe telefona të pushuesve. Vjedhjet sipas policisë lokale janë kryer në Majorka, Barcelonë dhe Ibiza.

24-vjeçari sipas mediave të huaja ka përdorur karta elektronike për të hyrë në dhomat e hoteleve dhe banesave.

Javën e kaluar sipas mediave, stafi i një hoteli në Magaluf, konstatoi një njeri duke vjedhur në dhomat e klientëve. Ai arriti të largohej pas përplasjes me punonjësit e hotelit.

Pas verifikimeve, zyrtarët arritën të kuptojnë se dikush kishte përdorur një çelës të rremë për të hyrë në dhoma. Kjo nuk ishte konstatuar më parë nga punonjësit në hoteleri.

Pas kontrolleve, policët arritën të dokumentojnë mënyrën se si ky i ri shqiptar kishte realizuar vjedhjet dhe më pas bënë arresimin e tij.

Ai është akuzuar për 50 vjedhje, ndërsa hetimi është ende në vazhdim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy