Profil/ Ish-student i Berishës, kush është gjeneralmajori i propozuar nga PS për President

Profil/ Ish-student i Berishës, kush është gjeneralmajori i propozuar nga PS për President

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, ishte emri surprizues i dalë si propozim i PS-së për postin e Presidentit të Republikës.

Nëse do të marrë votat e nevojshme në seancën e nesërme, Begaj do të bëhet i treti kryetar shteti që vjen nga radhët e ushtrisë. 

Burime për MCN TV nga Kryesia e PS bëjnë me dije se Begaj dhe Dvorani kanë qenë dy emrat e diskutuar deri në fund mes deputetëve socialistë. 

Ndërkaq në fund të mbledhjes nuk është mbajtur një votim.

Një detaj interesant mbi Bajram Begajn është si ai ka ndjekur studimet për Mjekësi, dhe ka qenë ish-student i Sali Berishës.

 

Kush është Bajram Begaj?

Gjeneralmajor Bajram Begaj lindi më 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Ai përfundoi në vitin 1989, studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Ai mori detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare në vitin 2020. Më herët Begaj ka qenë Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Gjithashtu Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme si  zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar; drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy