Cili është qyteti më i këndshëm në botë për të jetuar? Sipas të përjavshmes angleze The Economist, kurora i takon Vjenës, kryeqytetit austriak.
Vjena fiton podiumin e këtij indeksi botëror të përpunuar nga Economist Intelligence Unit, njësia e kërkimit dhe analizës në të përjavshmen e famshme të Londrës.
Vjena është qyteti i parë në renditje dhe rrëmben “kurorën” ndaj Auckland, në Zelandën e Re, e cila humbi 33 vende për shkak të zgjatjes së izolimeve sanitare.
Ekspertët kanë shpërblyer stabilitetin e kryeqytetit austriak, në zemër të Europës Qendrore: ofertën e tij arsimore dhe mjekësore, si dhe cilësinë e infrastrukturës së tij me rezultatin maksimal 100 nga 100.
Europa dominon kryesisht dhjetëshen e parë me gjashtë qytet, duke përfshirë Kopenhagen dhe Zyrihun, duke kompletuar podiumin pas Vjenës dhe Gjenevën.
Calgary doli në vendin e tretë të përbashkët, i ndjekur nga Vankuver në vendin e pestë dhe Toronto në të tetin.
Osaka e Japonisë dhe Melburni i Australisë ndajnë vendin e dhjetë.
Kryeqyteti i Francës, Parisi, doli i 19-ti, 23 vende më lart nga viti i kaluar.
Kryeqyteti belg, Brukseli vjen i 24-ti, menjëherë pas Montrealit të Kanadasë.
Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar, Londra, renditet i 33-të më i përshtatshëm për jetesë në botë, ndërsa Barcelona dhe Madridi i Spanjës dolën respektivisht në vendin e 35-të dhe të 43-të.
Po italianët? Milano renditet në vendin e 49-të, ndërsa metropolet ikonike si Nju Jorku në vendin e 51 dhe Pekini në të 71.
Për të qenë pjesë e këtij paneli, qyteti duhet të konsiderohet si një “destinacion biznesi”, që është një qendër ekonomike dhe financiare, ose të kërkohet nga klientët.



