
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shprehet i shqetësuar nga përpjekjet e Rusisë për të akuzuar Ukrainën dhe aleatët e saj për përgatitjen e përdorimit të armëve kimike.
Ai thotë se akuzimi i të tjerëve është një mënyrë për të krijuar një pretekst për të bërë të njëjtën gjë vetë, siç ka bërë Rusia në të kaluarën.
“Akuzat kundër Ukrainës dhe aleatëve të NATO-s, veçanërisht SHBA-së, janë të rreme. Çdo përdorim i armëve kimike do të ndryshonte plotësisht natyrën e konfliktit, pasi do të ishte një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar dhe do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Kjo do të prekte jo vetëm njerëzit në Ukrainë, por edhe vendet potenciale të NATO-s për shkak të përhapjes së kontaminimit.
Stoltenberg shtoi më tej se Rusia ka përdorur agjentë kimikë në të kaluarën, duke folur për një situatë të rrezikshme.
Deklarata e sekretarit të NATO-s, u bë në përfundim të mbledhjes së mbajtur në Bruksel, për të diskutuar për situatën në Ukrainë, pas nisjes së agresionit rus më 24 shkurt.



