Policia në Britaninë e Madhe ka bërë publike “listën e zezë”, të personave më të kërkuar në ishull. Mes 59 personave të cilët janë shpallur në kërkim janë edhe katër shqiptarë të cilët janë pjesë e kësaj liste të policisë sѱ Kentit, qytet në jug të Anglisë.
Të gjithë të kërkuarit akuzohen për vepra të rënda penale, që nga trafiku i drogës dhe qënieve njerëzore deri tek pengmarrje, përdhunim dhe vrasje.
Personat e shpallur në kërkim konsiderohen si persona shumë të rrezikshëm. Policia e Kentit ka bërë publike emrat e tyre, fotografitë dhe veprat penale që kanë kryer, ndërsa ka vënë në dispozicion dhe numrin e telefonit 0800 555111 për këdo që ka informacion rreth tyre, duke u garantuar dhe anonimat të plotë.
Shqiptarët në listën e zezë janë:
-Fesim Prendim i akuzuar për shpërndarje kokaine në Canterbury
-Florim Krasniqi, i akuzuar për pengmarrje në Dover
-Selami Sherifi, i akuzuar për përdhunimin e një vajzë nën moshën 16 vjeç në Folkestone
-Ferbent Sakaj, i njohur edhe me emrin Giannis i akuzuar për trafik droge



