Martesa homoseksuale në bashki/ Arapi: SPAK nuk pranoi kallëzimin e bërë nga ne. Veliaj promovon martesat e paligjshme

Martesa homoseksuale në bashki/ Arapi: SPAK nuk pranoi kallëzimin e bërë nga ne. Veliaj promovon martesat e paligjshme

Mexhlis dhe shoqatat e tjera paditën në SPAK, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj për shpërdorim detyre për ceremoninë e martesës së paligjshme homoseksuale në Bashkinë e Tiranës.

Floriar Arapi, në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCN tv, bën të ditur se SPAK nuk pranoi padinë, por për shoqatën ‘Mexhlis’, Veliaj ka kryer vepër penale duke promovuar martesa të kundërligjshme me ligjet e shtetit.

Shqiptarët e dinin që me 19 maj do të kryhej kjo martesë e paligjshme, megjithatë kjo martesë megjithëse e paligjshme, në bazë të ligjit të Kodit të Familjes, neni 163 dhe neni 7, të cilët përcaktojnë qartë që martesat në Republikën e Shqipërisë kryhen ndërmjet një burri dhe një gruaje, dhe neni tjetër është që martesat me gjini të ndryshme, nuk kanë vlerë, edhe pse këto ishin qartësisht të paligjshme, kryetari i bashkisë së Tiranës, nuk mori asnjë masë për ta ndaluar këtë por lejoi që kjo të kryhej.

Në syrin tonë kjo është një promovim i këtyre martesave të cilat sipas ligjit shqiptar janë të paligjshme.

Këtë shqetësim ne e dokumentuam dhe e paraqitem përpara Prokurorisë së Posaçme, dhe SPAK nuk pranoi të filloi hetimin e kësaj martese.

Pasi GjKKO e shkallës së parë vendosi mospranimin e ankimit, ‘Mexhlis’ e ankimoi me GJKKO Apelit e cila e pranoi ankimin dhe vendosi shqyrtimin për vendimin e SPAK për mosfillimin e hetimit, sqaron Arapi.

SPAK është shprehur se nuk shikon vepër penale të cilën do ta hetoi dhe këtë do ta kaloj për kompetencë të Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Megjithatë sipas ligjit është e qartë se të gjithë zyrtarët e lartë, duke përfshirë edhe kryetarët e bashkive hetohen vetëm nga SPAK. Kjo nënkuptonte se ajo nuk donte të fillonte hetimin e kësaj vepre penale, kështu që ne këtë e ankimuam në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në Shkallën e Parë e cila vendosi mosankimin dhe ne pas kësaj e çuam në shkallën e dytë, në shkallën e Apelit dhe Gjykata e Apelit vendosi të marrë në shqyrtim kërkesën tonë kundër SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy