Presidenti i Lituanisë: Jemi të përgatitur për veprimet armiqësore të Rusisë

Presidenti i Lituanisë: Jemi të përgatitur për veprimet armiqësore të Rusisë

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda tha se vendi i tij është i përgatitur për ndonjë hakmarrjeje nga Rusia pasi ajo ndaloi tranzitin e mallrave të caktuara, që i nënshtrohen sanksioneve të Bashkimit Evropian, në territorin e saj dhe në enklavën ruse të Kaliningradit.

“Ne jemi gati dhe jemi të përgatitur për disa veprime jomiqësore nga ana e Rusisë, shkëputje nga sistemi BRELL apo veprime të tjera”, tha Nauseda, duke folur për Reuters.

Sistemi BRELL është një rrjet energjetik i ndarë midis Rusisë, Bjellorusisë dhe shteteve baltike.

Ai tha se nuk beson se Rusia do ta sfidojë ushtarakisht Lituaninë, sepse vendi i tij është anëtar i NATO-s.

Nauseda mbrojti vendimin për të bllokuar kalimin e disa mallrave, duke thënë se ata po zbatojnë atë që u vendos në nivel të Bashkimit Evropian.

“Ne thjesht zbatojmë sanksionet, të cilat janë vendosur në nivel të Bashkimit Evropian, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Lituanisë”, tha Nauseda. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy