Protesta e pedagogëve, Isufi: Nuk jemi militantë politikë, duam të komunikojmë. Ka intimidime për vendin e punës

Protesta e pedagogëve, Isufi: Nuk jemi militantë politikë, duam të komunikojmë. Ka intimidime për vendin e punës

Pedagogu Ardian Isufi, deklaroi se fondi për arsimin bazë është 0.05% GDP-së dhe se Ministria e Arsimit nuk ka asnjë rrugë negocimi përballë protestës së pedagogëve.

Ai deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, se edhe studentët po i bashkohen protestës de peticionit të profesoriatit.

Në vijim detajoi se qeverisë i është kërkuar 50% rritja e pagës në dy vite, por shtoi se dhe po të rritet nuk e kap pagën e një pedagogu në Kosovë.

Nëse një pagë mesatare tek ne është 500-600 mijë lekë, një pedagog në Kosovë e ka 1200 euro. Ajo që po mungon është negocimi.

Ne nuk jemi kundërshtarë të qeverisë, ne jemi partnerë të qeverisë. Kryeministri s’ka pse të kërcënojë me veting, por t’i bëjë gjërat hap pas hapi.

Nga pafuqia për të dhënë një argument, nxjerrin argumentin e grevës politike. Ne nuk biem në batuta. Ne kemi 9 pika me analiza konkrete, jo vetëm rrit pagat.

Ka edhe pedagogë të intimiduar dhe frikësuar për vendin e punës. Nuk jemi militantë politikë, por elitë akademike që duam të komunikojmë.

Ne po e mbajmë protestën mes pjesës akademike dhe shoqërisë civile. Nuk po e orientojmë nga partitë, se ne jemi opozita e vërtetë.

Është kontribut modest, por është një fazë që është një bazë e rëndësishme sa i takon dijes.

Një rritje e pagës së pedagogut, rrit dhe përgjegjësinë e tij, para qeverisë por edhe shoqërisë shqiptare. Kjo nuk është vetëm kërkesë, por edhe barrë përgjegjësie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy