Anthony Fauci, eksperti kryesor për sëmundjet infektive në SHBA, thotë se Britani e Madhe nuk bëri mirë që e pranoi kaq shpejt vaksinën e ‘Pfizer’ për koronavirusin.
Sipas Fauci-t, Britani e cila aprovoi një ditë më parë vaksinën duke fituar garën me vendet europiane, nuk e bëri procesin e aprovimit me kujdesin e duhur.
“Mbretëria e Bashkuar nuk e bëri atë me aq kujdes,”- tha Fauci për Fox Neës.
Sipas Fauci-t nëse ky process bëhet në mënyrë kaq të nxituar dhe sipërfaqësore atëherë njerëzit nuk do të kenë besim për të bërë vaksinën, pasi siç dihet për të ekzistojnë shumë teori konspirative.
“Nëse nxitoheni dhe e bëni atë sipërfaqësisht, njerëzit nuk do të duan të vaksinohen,”- deklaroi Faucci.



