Një shpërthim i fuqishëm u shënua natën mes të shtunës dhe të dielës, brenda klubit të natës “Location” në qendër të Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, shkaqet e të cilit mbeten ende për t’u sqaruar, ndonëse mes hipotezave të ndryshme është edhe ai i një rrjedhje gazi.
Një fakt të tillë e ka bërë të ditur Ministria për Situatat Emergjente në përfundim të operacioneve të kërkimit nën rrënojat e ambientit të prekur nga shpërthimi, ku u përdorën edhe qen të stërvitur.
Shpërthimi ndodhi brenda klubit të natës “Location”, i cili ndodhet në rrugën Tarlan Aliyarbayov.
Në momentin e shpërthimit, brenda lokalit të natës, ishin të pranishëm shumë të rinj, duke bërë që njëri prej tyre të humbë jetën dhe 31 të tjerë të plagosen.



