Ndryshimet ligjore/ Çupi: Opozita do të ketë vendimmarrje politike, parimi ynë pro organeve të drejtësisë

Ndryshimet ligjore/ Çupi: Opozita do të ketë vendimmarrje politike, parimi ynë pro organeve të drejtësisë

Shtatë vite pas miratimit të reformës në drejtësi dhe në vitin e pestë të ekzistencës së SPAK, juristët dhe politika kanë hapur debatin e ndryshimeve ligjore.

Dhurata Çupi, zv.kryetare e Ligjeve, nga PD e Rithemelimit, thotë në një intervistë për ‘FactCheck”, se në Komisionin e Ligjeve ka patur propozime për ndryshime ligjore dhe propozime të organeve të drejtësisë gjatë implementimit të ligjeve të ndryshme që rregullojnë funksionimin e organeve të drejtësisë.

Nuk merrem me propozimet që vijnë në Parlament, unë jam pjesë e PD, jam anëtare e nën komisionit të ngritur pranë komisioni për çështjet të adresimit të problematikave që kane dalur gjatë implementit të paketës në drejtësi, të organeve të drejtësisë. Në Komisionin e Ligjeve ka patur propozime për ndryshime ligjore dhe propozime të organeve të drejtësisë gjatë implementimit të ligjeve të ndryshme që rregullojnë funksionimin e organeve të drejtësisë. Dhe për të adresuar të gjitha këto problematika në tetor 2022 është ngritur një nenkomision për ligjet e reformës me tre kolege të mazhorancë dhe dy të opozitës. Nga tetori i atij viti deri në korrik 2023, kanë ardhur propozimet dhe të gjitha të ardhura u përkthyen në një paketë projektligjesh gjithmonë nga ekspert ligjor. Kjo paketë ka qenë të pranishme edhe dy misionet EURALIUS dhe ODAPT, këtu ua nisim edhe zyrtarisht edhe dy misioneve që i kthejnë më vërejtje, sugjerime të ndryshme.  

Që nga korriku 2023, kjo paketë qëndronte pranë dy misioneve dhe para një jave është bërë e ditur që nga BE janë kthyer disa përgjigje për ta përmirësuar paketën ligjore dhe presim gjithashtu edhe nga misioni i ODAPT.

Nga këto përgjigje deri tani nuk ka asnjë propozim, ka patur gjatë diskutimeve sugjerime qe mundet të adresojnë kërkesat për mandatin e prokurorëve të SPAK nga ndërkombëtarët, flas një vit e gjysme përpara dhe në dijeninë time nga mazhoranca është refuzuar me arsyetimin se nuk jemi këtu për të prekur Kushtetutën, pra, ka pasur çështje teknike qe ne i kemi para një nga një me grupe teknike të ekspertëve ligjor.

Lidhur me ndryshimet ligjore, znj. Çupi, thotë se opozita do të ketë vendimmarrje politike dhe se parimi i tyre është pro organeve të drejtësisë.

Unë jem vetëm një anëtare e PD, patjetër do të ketë vendimmarrje të PD, nuk ka ardhur diskutimi i ligjeve te anëtarët e komisionit politik.

Deri tani gjithçka që është bërë publike është vetëm punë e grupit teknik. Janë dëgjuar janë reflektuar kërkesat me shkrim, janë dëgjuar të gjithë këto drejtues të organeve të drejtësisë në mbledhjet e Komisionit dhe patjetër që opozita do të ketë vendimmarrje politike. Nuk mund të shprehem sot pro parimi është që në jemi në mbështetje të organeve të drejtësisë dhe parimi tjetër është që ne do të jemi shumë serioz dhe shumë korrekt sa i takon çdo vërejte apo adresimi të të dy komisioneve ndërkombëtare.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy