Kuzhinierët Maja dhe Zeqo sugjerojnë ëmbëlsirat dhe pjatat për tavolinën festive

Kuzhinierët Maja dhe Zeqo sugjerojnë ëmbëlsirat dhe pjatat për tavolinën festive

Bashkë me tavolinën e mbushur me ushqime, në tavolinën festivë nuk ka si të mos mungojnë edhe ëmbëlsirat festive.

Drupal Ad

Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shefat e kuzhinës Klajdi Maja dhe  Miklovan Zeqo, sollën disa pjata me ëmbëlsira dhe peshq, si sugjerim për tavolinën festive të Vitit të Ri.

Klajdi Maja:

Kam sjelle një teramisu, ngjason si vazo lule dhe kam sjellë një fileto levreku me një salcë portokalli, me mente dhe borzilok.

Ngaqë kam studiuar shumë, mundohem të bëj receta nga e gjithë bota. Për Krishtlindjen ngaqë kemi gjelin e detit, sugjeroj edhe peshkun sepse të jep edhe një pjatë më klasike dhe të lehtë.

Unë që 14 vjeç nuk festoj me të shtëpisë, sot jam 33 vjeç, dhe gjithë kohës jam në restorant.

Janë recetat tradicionalë shqiptare, si bakllavaja, kadaifi, por është teramisuja e kërkuar, tortat, ëmbëlsirat, si receta italiane, etj.

Miklovan Zeqo:

Kam sjell një chescake klasik dhe këtu një krem brule, bëhet me një litër qumësht, me kardamon, një erëz që pasi zihet qumësht i hidhet kjo erëza, aromatizohet dhe më pas piqet me banjo-mari, 35 min.

Unë për tavolinën festive, për krishtlindje, meqë kam jetuar në Itali, e preferojnë mishin e qengjit, këtu në Shqipëri, edhe peshk edhe mish e konsumojnë.

Varet nga oreksi dhe shijet e personave, të hanë të gjitha nga pak, ne bëjmë meny degustimi, janë tre antipasta dhe janë të vogla, pati 5-6 pjata, meny e lehtë.

Unë kam që nga 2002 që nuk kam festuar me të shtëpisë, ngaqë që atëherë kam filluar punë, më është bërë rutinë, në shtëpi nuk gatuaj, i kemi zënkat me gratë.

Shqiptarët në fund viti e kanë bakllavanë, unë e kam vendosur te menyja bakllavanë me akullore.

Këtë radhë e kam bërë menynë më të reduktuar pastaj varet nga brezi se çfarë kërkojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy