Në Bruksel është krijuar grupi i Miqësisë “Friends Of Albania” në Parlamentin Europian, organizuar nga zv. Presidenti i PE-së, David Sassoli. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se ky grup do të shërbejë si jnë urë miqësie mes PE-së dhe Shqipërisë, duke rritur mbështetjen për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.



