SHBA do të investojë më shumë se 3 miliardë dollarë për të përparuar zhvillimin e pilulave antivirale për Covid-19 dhe patogjenë të tjerë për t'u përgatitur për pandemitë e ardhshme, tha të enjten Anthony Fauci.
Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, njoftoi investimin prej 3.2 miliardë dollarë si pjesë e një "programi antiviral për pandemitë" e reja.
"Është një përpjekje e qeverisë që synon zhvillimin e trajtimeve ndaj Covid-19, si dhe përgatitjen për kërcënimet në të ardhmen," tha Fauci në një konferencë për shtyp.
Fauci tha se programi i ri synon që të ndajë fonde për përshpejtimin e kurave ndaj Covid-19 si dhe zhvillimin e terapive të tjera.
"Ka pak trajtime që ekzistojnë për shumë prej viruseve që kanë potencial pandemik," tha ai.
Financimi do të ndihmojë në përshpejtimin e zhvillimit të pilulave anit-Covid, të cilat mund të jenë në treg deri në fund të vitit, ndërsa pritet përfundimi i provave klinike.
Fauci tha se pilulat antivirale, të cilat do të zvogëlonin simptomat pas infektimit, mund të luanin një rol kritik në trajtimin e pacientëve me imunitet të dobët.
"Vaksinat mbetën qartësisht pjesa kryesore e arsenalit tonë kundër COVID-19," tha Fauci.
Burimi: New York Post Përshtati: MCNtv.al



