Drejtori i Përgjithshëm i RTSH Thoma Gëllci , ka shkarkuar sot nga detyra drejtoreshën e Radio Televizionit të Gjirokastrës zonjën Albana Allushi. Radio Televizioni i Gjirokastrës është njëra prej degëve rajonale të Televizionit Publik. Shkak për këtë shkarkim janë bërë raportet e bordit të monitorimit të mediave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të cilat tregonin qartë njëanshmëri të theksuar të partive të mazhorancës, pjesëmarrëse në zgjdheje, ndaj Partisë Demokratike.
Nga monitorimi i emisioneve të Radio Televizionit të Gjirokastrës rezulton një anësi e theksuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Socialiste, duke i dhënë zero minuta kohë Partisë Demokratike.
Vendimi i Gëllçit vjen si reagim i vëzhgimit të Bordit të Monitorimit të Mediave ku theksohet se RTV Gjirokastra ka shkelur dispozitat e Kodit Zgjedhor për kohën e dhënë subjekteve zgjedhore në nenin 81, pika 2, dhe i kërkon që të balancojë brenda 48 orëve kohën në dispozicion të subjekteve Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Socialiste e Shqipërisë, si parti me mbi 20% të përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë duhet të jetë sa dyfishi i kohës për subjektet deri në 20% përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë.
Ky vendim është një tjetër në vazhdën e përpjekjeve për të mos lejuar që Radio Televizioni Publik shqiptar të përdoret si mjet elektoral i partive që kanë pushtetin në Shqipëri. Ai shoqëron vendimin tjetër të Radio Televizionit Publik që të mos pranojë materiale të gatshme propogandistike nga partitë politike për emisionet e veta informative, me përjashtim të kohës falas të parashikuar për partitë sipas Kodit Zgjedhor.



