
Hungaria është informuar më herët nga Rusia, lidhur me vendimin për të ndërhyrë ushtarakisht në Ukrainë.
Është kjo ajo që shkruan ‘Kyiv Independent’, duke cituar kreun e Këshillit të Sigurisë në Ukrainë, Oleksiy Danilov.
Gazeta ukrainase kujton se si më 1 shkurt, Kryeministri hungarez Viktor Orban shkoi në Moskë, për të takuar Presidentin rus, Vladimir Putin.
Vetëm dje, Hungaria përsëriti kundërshtimin e saj ndaj vendosjes së një embargoje europiane ndaj importit të gazit dhe naftës ruse.
Ne nuk duhet të vendosim sanksione që do të dëmtonin veten tonë së pari dhe jo ata që do të donim të sanksiononim.
Kështu tha kreu i zyrës së kryeministrit hungarez, Gergely Guiyash.



