Shqipëria sfidon Moldavinë, publikohet formacioni zyrtar

Shqipëria sfidon Moldavinë, publikohet formacioni zyrtar

Në orën 18:00, Shqipëria luan një ndeshje shumë të rëndësishme në transfertë, siç është ajo me Moldavinë. Kombëtares kuqezi, do i mjaftonte vetëm një pikë, për të siguruar matmatikisht kualifikimin në Europian.

Pak minuta para fillimit, trajneri Silvinjo ka zbuluar formacionin zyrtar me të cilin do të zbresë në fushë.

Në portë do të luajë Berisha, në të djathtë të mbrojtjes Hysaj, në të majtë Mitaj dhe qendra do të përbëhet nga dyshja Gjimshiti-Ismajli.

Asllani ia ka dalë të rikuperohet plotësisht dhe do të jetë në mesfushë së bashku me Ramadanin. Para tyre do të luajë Bajrami, i cili do të jetë në mbështetje të treshes së sulmit Seferi-Cikalleshi-Asani.

FORMACIONET ZYRTARE:

Moldavi: Railean, Revenko, Kraçiun, Baboglo. Posmaç, Reabçiuk, Motpan, Rata, Kaimakov, Postolaki, Nikolaesku.

Shqipëri: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Seferi, Asani, Cikalleshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy