Gratë shtatzëna të vaksinuara me Pfizer dhe Moderna transferojnë antitrupa tek bebi

Gratë shtatzëna të vaksinuara me Pfizer dhe Moderna transferojnë antitrupa tek bebi

Vaksinat Covid mRna shkaktojnë një përgjigje të fortë imune në gratë shtatzëna, dukshëm më të mëdha se infeksioni natyror, i cili rezulton në transferimin e antitrupave mbrojtës tek i porsalinduri përmes placentës dhe qumështit të gjirit.

Kjo demonstrohet nga një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts dhe Brigham dhe Spitali i Grave në Boston.

Studimi, ekzaminoi 131 gra në moshë riprodhuese (84 shtatzënë, 31 në gji dhe 16 jo shtatzënë) të cilat morën një nga dy vaksinat e reja mARN të prodhuara nga Pfizer/BionTech dhe Moderna, dhe dy serumet e para të autorizuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA.

Studiuesit përcaktuan sasinë e antitrupave të shkaktuar nga imunizimi duke vlerësuar nivele të ndryshme në gjak, kordonin e kërthizës dhe qumështin e gjirit.

Të gjitha gratë treguan një nivel të lartë të antitrupave në gjakun e tyre pas vaksinimit, duke treguar një përgjigje imune më të fortë sesa ajo e shkaktuar nga infeksioni natyror.

Antitrupat e shkaktuar nga vaksinimi ishin gjithashtu të pranishëm në mostrat e gjakut të kordonit të kërthizës dhe qumështin e gjirit të testuar në studim, duke treguar transferimin e tyre tek i porsalinduri përmes placentës dhe ushqyerjes me gji.

Studimi gjithashtu tregoi që transferimi mund të optimizohet nëse vaksinimi bëhet gjatë javës së parë të shtatzënisë, megjithëse kjo duhet të vlerësohet në kërkime të mëtejshme.

Më në fund, mbi ndryshimet e mundshme midis përgjigjes imune të shkaktuar nga vaksina Pfizer/BioNTech krahasuar me vaksinën Moderna, studiuesit gjithashtu vunë re se niveli i antitrupave (IgA) në mukozat ishte më i lartë pas dozës së dytë të Moderna krahasuar me dozën e dytë nga Pfizer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy