
Drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Moderna, Stefan Bancel ka bërë me dije se brenda një viti e gjysmë pritet që të bëhet e mundur një vaksinë e dyfishtë, e cila do të merret si me koronavirusin ashtu edhe me gripin.
Në deklaratën e tij ai ndër të tjera është shprehur se kjo vaksinë e dyfishtë pritet të jetë gati brenda gushtit 2023 dhe çmimi i saj do të jetë i barabartë me vaksinën ekzistuese të gripit, ndaj është e mundur të merret nga vende më pak të fuqishme.
“Pan-vaksina”, sipas tij do të trajtojë edhe sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes, duke përbërë një përparim revolucionar në vaksinimin e popullatës.
Ndërkohë që pritet që vaksina e re kundër mutacionit të Omicron të jetë gati në gusht. Megjithatë, kompania është ende duke mbledhur të dhëna klinike nëse kërkohet një përbërje tjetër për një vaksinë Omicron, ose nëse një dozë tjetër e formulimit ekzistues do të mjaftojë për të trajtuar këtë variant të koronavirusit.



