Trump dhe presidenti i Koresë së Jugut arrijnë një marrëveshje: Pakti që kemi kundër Kim Jong-Un

Trump dhe presidenti i Koresë së Jugut arrijnë një marrëveshje: Pakti që kemi kundër Kim Jong-Un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe ai i Koresë së Jugut, Moon Jae-in kanë arritur në një marrëveshje të re. Dy liderët do intensifikojnë sanksionet kundër Koresë së Veriut pas testimeve të përsëritura bërthamore dhe raketore. Në këtë mënyrë ata do të rritë presionin ekonomik dhe diplomatik ndaj Penianit.

Liderët ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të vendosin sanksione më të forta e praktike ndaj Koresë së Veriut, në mënyrë që autoritetet atje të kuptojnë se veprimet e tyre provokuese, do ta çojnë vendin në izolim të mëtejshëm diplomatik dhe presion ekonomik.

Trump dhe Moon dënuan lëshimin e fundit të raketave nga Koreja e Veriut, duke theksuar nevojën e domosdoshme të bashkëpunimit ndërkombëtar për të intesifikuar sanksionet ndaj Penianit, deri në zbatim të rezolutës së fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Prova më e fundit e Koresë së Veriut ishte lëshimi i raketës mbi pjesën veriore të Japonisë, shkruan BBC.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy