Sejamini: Në ’90-n demokracinë e ngatërruam me Coca-Colën dhe xhinset

Sejamini: Në ’90-n demokracinë e ngatërruam me Coca-Colën dhe xhinset

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Neritan Sejamini tha se në vitit ’90, shqiptarët nuk e kuptuan çfarë është në të vërtetë demokracia. Sejamini tha se pas rrëzimit të sistemit komunist nuk pati asnjë moment reflektimi, çka u pasqyrua në varfëri shpirtërore dhe idesh.

Në vitet ’90, ne kërkonim mirëqenie, zhvillim, liri. Por koncepti ynë për lirinë ishte Coca-Cola, xhinset dhe çamçakëzi. Në momentin që u hapëm, ne patën xhinset, çamçakëzin dhe kanaçet, por ngelëm pa ide. Nuk kërkuam asgjë tjetër. Këtu kemi mbetur.

Nga ana shpirtërore dhe e ideve, ne nuk kemi arritur asgjë. Por ama kemi xhinset, Coca-Colën dhe çamçakëzin.

Ne mendojmë se po të shkarkosh një autokrat, automatikisht fillon rruga drejt demokracisë. Në fakt, kjo rrugë duhet ndërtuar. Ti duhet të punosh. Ne në ’90-n nuk reflektuam asnjë ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy