
DASH deklaron lufta e Rusisë kundër Ukrainës thekson urgjencën dhe rëndësinë e punës së SHBA “për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë aspiratat e tyre për integrimin evropian dhe anëtarësimin në institucionet euro-atlantike”.
Deklarata është bërë me dije nga një zëdhënës i DASH, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky javën e kaluar “se ka informacione që Rusia mund të përpiqet të nxisë një konflikt në Ballkanin Perëndimor”.
“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me vendet e Ballkanit Perëndimor, partnerët tanë evropianë dhe komunitetin ndërkombëtar për të çuar përpara reformat në qeverisje, në sundimin e ligjit, ato zgjedhore dhe në luftën kundër korrupsionit, që do të pakësonin shanset për ndikimin keqdashës rus dhe do të sillnin paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe mirëqenie për rajonin”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.



