Tre të vdekur për motive pronësie në Klos/ I jep fund jetës pasi vrau vëllain dhe nipin e tij (VIDEO)

Tre të vdekur për motive pronësie në Klos/ I jep fund jetës pasi vrau vëllain dhe nipin e tij (VIDEO)

Shkon në tre numri i viktimave në Klos. Policia bën të ditur se autori, pasi ka qëlluar me armë kushëririn e tij të parë dhe djalin e këtij të fundit, ka vrarë veten.

Informacioni paraprak nga Policia e Klosit:

“Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

 Vëllavrasje për motive pronësie në Klos

Një tjetër krim i rëndë ka tronditur sot vendin. Dy vëllezër janë zënë me njëri tjetrin në Xibër të Matit.

Si pasojë e ngjarjes, njëri nga vëllezërit ka qëlluar me armë zjarri vëllanë e tij, të cilin e ka lënë të vdekur në vend.

Dyshohet edhe për persona të tjerë të plagosur.

Krimi, besohet të ketë ndodhur për motive pronësie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy