Më shumë se 43 persona janë vrarë në Nigeri në atë që presidenti i vendit e cilësoi si një sulm të çmendur.
Personat e vrarë janë puntorë të bujqësisë të cilët ndodheshin në fushat e orizit pranë Maiduguri, kryeqytetin e shtetit të Borno në veri-lindje të Nigerisë. Sipas BBC të gjithë këta persona u vranë në mënyrë makabre duke i lidhur dhe më pas u prenë fytin.
Ky është sulmi më i frikshëm në muajin e fundit në rajonin ku Boko Haram dhe grupet kryengritëse të Shtetit Islamik Afrika Perëndimore janë aktiv. Ndërkohë askush s’e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin e nodhur.
"Unë dënoj vrasjen e fermerëve tanë të sjellshëm nga terroristët në shtetin e Bornos. I gjithë vendi është dëmtuar nga këto vrasje të pakuptimta. Mendimet e mia janë për familjet e tyre në këtë kohë të vështira dhe vajtimi. Shpirtrat e tyre qofshin të qetë,"-tha Presidenti Muhammadu Buhari.
"Ne kemi gjetur 43 trupa të vdekur, të gjithë të masakruar, së bashku me gjashtë të tjerë që kanë plagë të rënda,"- i tha agjensisë së lajmeve AFP një milici lokale që ndihmoi të mbijetuarit.



