Akuza për shpërdorim detyre/ Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit dënohet me 1.6 vite burg

Akuza për shpërdorim detyre/ Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit dënohet me 1.6 vite burg

GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, nën akuzën për shpërdorim detyre.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim i reduktohet Tucit në vetëm një vit heqje lirie.

Nga ana tjetër, për pesë vitet e ardhshme, ai nuk mundet të ushtrojë funksione publike.

Sipas akuzës së ngritur nga SPAK, Tuci, në bashkëpunim me shtetasin Ndoc Marku, me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë dëmtimin e rëndë (vlerësuar në 234,007,500 lekë) të pasurisë së llojit “fond pyjor” dhe terrenit përkatës, regjistruar në zyrën kadastrale në emër të Bashkisë Fushë Arrëz.

Gjykata e Posaçme ka lënë më 14 korrik të pandryshuar masën e sigurisë për ish-kryetarin socialist të bashkisë se Fushe Arrëzit, Fran Tuci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy