
Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz është akuzuar për deklarata të rreme gjatë një hetimi për të ashtuquajturin skandal i "Ibiza-"s.
Akuzat u njoftuan të premten në mëngjes nga Zyra e Prokurorisë Ekonomike dhe Korrupsionit të Austrisë më shumë se dy vjet pasi Kurz konfirmoi se ishte nën hetim. Kallëzime penale u ngritën edhe kundër ish-kreut të kabinetit të Kurz, Bernhard Bonelli, raportuan mediat austriake.
Gjyqi ndaj Kurzit do të fillojë më 18 tetor.
Në një deklaratë të premten në mëngjes, Kurz tha : “Akuzat janë të rreme dhe ne mezi presim që e vërteta të dalë në dritë dhe akuzat të rezultojnë të pabaza në gjykatë”.



