Autoritetet shtetërore në Spanjë kanë marrë vendimin që duke nisur nga java e ardhshme që të hapen klubet e natës dhe diskotekat. Por, për shkak të rregullave të distancimit social për shkak të Covid-19, në këto vende nuk do të lejohet kërcimi.
Këto hapësira tani do të përdoren për të vendosur tavolina për t’u ulur klientët.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë thkeson se klubet e natës duhet të shfrytëzojnë vetëm 1/3 të hapësirave, por edhe të verandave.
Rregull i ri ka sjellë reagime nga pronarët e klubeve të natës dhe diskove të cilët nga njëra anë prisnin hapjen, por nuk e mendonin që nuk do të lejohej vallëzimi, një nga aktivitetet më të preferuara të klientëve, shkruan The Sun.



