GJKKO ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Bëhet me dije se gjyqtari Erjon Bani ka shpallur moskompetencën për të vendosur në lidhje me zëvendësimin e masës së sigurisë.
“Ne duam të zhvillojmë procesin të rregullt, me gjyqtarin që ka ndjekur hetimet, pse jo edhe me prokurorët që kanë hetuar këtë çështje. Jemi në pritje që javën tjetër kur do kthehet nga pushimet z.Çela do zhvillojmë seancën siç e parashikon ligji procedural. Z.Meta do të lirohet se nuk ka më asnjë arsye pse ta mbajnë në paraburgim”, tha avokati i Metës, Kujtim Cakrani.



