Basha pret kristiandemokratët holandezë: Kapja e shtetit nga krimi po i detyron shqiptarët të ikin

Basha pret kristiandemokratët holandezë: Kapja e shtetit nga krimi po i detyron shqiptarët të ikin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim një ekip të Fondacionit Eduardo Frei të partisë simotër Kristian Demokrate Holandeze CDA.

Sipas njoftimit të PD-së, gjatë bisedës, Basha ka shprehur shqetësimin e thellë për shkak të rritjes dhe fuqizimit të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Shqipëri dhe nga Shqipëria drejt BE-së.  

Sipas Bashës, vuri në dukje se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe i hapur i politikës me krimin ka goditur rëndë standardet e sigurisë dhe demokracisë, e në veçanti votën e lirë, siç ndodhi ne zgjedhjet e 25 qershorit përmes presionit dhe blerjes se votës me paratë e drogës.

“Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe bashkëqeverisja me krimin kanë kontribuar në precipitimin e një krize të rëndë në vend, çka ka rritur në rekorde historike fluksin e shqiptarëve që braktisin vendin dhe kërkojnë azil ne vendet e BE e në Holandë, për shkak se kanë humbur besimin në të ardhmen e vendit nën qeverisjen e sotme”, tha ai.

Basha shprehu vendosmërinë e opozitës për të vijuar çdo ditë luftën pa kompromis kundër krimit, drogës dhe lidhjeve të tyre qeveritare. Kreu i opozitës theksoi se  garantimi i zgjedhjeve e lira janë rruga e vetme e daljes nga kriza, ndaj dhe PD do bëjë çdo përpjekje që të rikthejë votën e lirë.

Bashkëbiseduesit holandezë shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Partinë Demokratike në kursin e reformimit dhe modernizimit të saj dhe në sfidat e përballjes dhe luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar. Ata e siguruan z.Basha gjithashtu për mbështetjen në sfidën madhore të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Delegacioni gjerman përbëhej nga z.Wouter Hoff, anëtar bordi dhe financier i EFF; znj.Hillie van de Streek, Sekretare e Përgjithshme e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane; znj. Heidi van Haastert, trajnuese e EFF; dhe Z.Alexander Arentshorst konsulent komunikimi i CDA. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy