Truproja e Bin Laden jeton në Gjermani, shteti i jep mbi 1 mijë euro në muaj

Truproja e Bin Laden jeton në Gjermani, shteti i jep mbi 1 mijë euro në muaj

Një tunizian që dikur mbronte nga afër Osama Bin Ladenin, jeton në Gjermani prej vitit 1997 dhe përfiton plot 1.168 euro ndihmë sociale çdo muaj.

Kjo është zbuluar nga një qeveri rajonale, pasi “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), një parti e ekstremit të djathtë hapi debatet mbi një person të quajtur Sami A.

Media gjermane nuk e publikuar emrin e plotë të tij, për shkak të kufizimeve ligjore mbi privatësinë. E megjithëse ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Bin Ladenit, truprojë e tij, ai mohon lidhjet me xhihadistët.

Bin Laden drejtoi rrjetin xhihadist të “al-Qaeda” dhe miratoi sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara, përpara se të qëllohej për vdekje nga forcat speciale amerikane në Pakistan, në vitin 2011.

Imazhi i Bin Ladenit nga viti 2011

Të paktën 3 nga pilotët kamikazë të sulmeve të 11 shtatorit ishin pjesëtarë të qelizave të “al-Qaeda”-s të bazuara në Hamburg, në veri të Gjermanisë.

Sipas dëshmitarëve të një gjyqi antiterror në Gjermani, në vitin 2005, Sami A. kishte shërbyer për disa muaj gjatë vitit 2000 si një prej truprojave të Bin Ladenit në Afganistan. Ai e mohon këtë, por gjykatësit në Dyseldorf u besuan më shumë dëshmitarëve.

Sami A. u hetua për lidhjet e pretenduara me “al-Qaeda”-n, por nuk u akuzua formalisht. Ai jeton në Bochum së bashku me bashkëshorten gjermane dhe 4 fëmijë. Pasi mori lejen e rezidencës së përkohshme në Gjermani, në vitin 1999, ai iu nënshtrua disa kurseve teknologjike dhe u transferua në Bochum në vitin 2005.

Sipas BBC, aplikimi i tij për azil u refuzua në vitin 2007, sepse autoritetet e listuan atë si një rrezik për sigurinë. Ai thuhet se paraqitet çdo ditë në stacionin më të afërt policor.

Xhihadistët e dyshuar përballen me rrezikun e torturës në Afrikën e Veriut, sipas qeverisë gjermane. Kështu Tunizia dhe fqinjët e saj arabë nuk janë në listën e vendeve të sigurta të origjinës për të cilat migrantët mund të dëbohen.

Tortura është e ndaluar sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy